Ekipet shqiptare i ndjek dhuna dhe problemet edhe jashtë vendit, jo vetëm në Shqipëri. Kështu në ndeshjen miqësore Kukësi-Laçi në Strugë është regjistruar një incident që ka sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Teksa duheshin edhe 13 minuta nga përfundimi i ndeshjes, burime nga kampi i ekipit të Kukësit dhe Laçit pohojnë për Shqiptarja.com se u regjistrua një incident mes arbitrit të takimit, presidentit Pashk Laska dhe Erjon Vucajt.

Vucaj ofendoi arbitrin, në sherrin mes protagonistëve u përfshinë edhe të afërmit e arbitrit maqedonas që po drejtonte ndeshjen duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.

Incidenti solli edhe ndërprerjen e ndeshjes, teksa rezultati ishte 1-0 në favorin e Kukësit. Dy ekipet janë duke zhvilluar fazën përgatitore në Strugë të Maqedonisë.


d.b/shqiptarja.com