MAQEDONI – Prokuroria e Maqedonisë ka njoftuar ngritje e një padie penale ndaj Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), për shkak të këndimit të himnit shqiptar, në ditën e parë të vitit akademik 2012-2013.

Lajmin e bëri të ditur Kryeprokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë Ljupço Shfrgovski, i cili theksoi se akuza që rëndon mbi USHT-në është “shkaktimin e urrejtjes nacionale, racore dhe fetare”.

Ndërkohë ka reaguar edhe Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila bëri të ditur se do t’i sigurojë çdo provë të nevojshme Kryeprokurorit Shfrgovski, për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe vënien para drejtësie të autorëve.

Ndërkaq sic raportojnë mediat maqedonase, çështja në fjalë pritet të kthehet në mollë sherri mes partnerëve të kalicionit.

(er.ci/Shqiptarja.com)