MAQEDONI - Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka vazhduar gjatë ditës së premte me arrestime masive në Shkup dhe Koçan.

Sipas informacioneve të para të publikuara në disa media proqeveritare theksohet se personat e ndaluar janë pjesë e një rrjeti që ka keqpërdorur liberalizimin e vizave, duke transportuar qytetarët azilkërkues drejt vendeve të BE.

Grupi organizonte transportin e qytetarëve të Maqedonisë Lindore për në Gjermani dhe vende te tjera, nëpërmjet Kosovës, duke i mundësuar paraqitjen e tyre si azilkërkues.

Ministria e Punëve të Brendshme theksoi se gjatë ditës do të jepen hollësi mbi operacionin e realizuar.
 

(v.gj/shqiptarja.com)