Maqedoni, kapet shqiptarja
në autobus me 2 kg heroinë

Maqedoni, kapet shqiptarja<br />në autobus me 2 kg heroinë
MAQEDONI- Dy kilogramë heroinë i janë sekuestuar ditën e sotme një pasagjereje shqiptare, teksa udhëtonte nga Stambolli për në Strugë.
 
Mediat maqedonase njoftojnë se sasia e drogës u gjet në bagazhet e një gruaje, shqiptare e Maqedonisë, teksa autoritetet kufitare të Bogorodicës ishin duke ushtruar një kontroll rutinë.
 
Forcat e kufirit bllokuan 7 pako me heroinë dhe pas peshimit, rezultoi se ishin gjithësej 2 kg heroinë. Gruaja u arrestua dhe po merret në pyetje për burimin dhe destinacionin e drogës.
 
Redaksia online
(mm/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)