Komiteti i Helsinkut në Maqedoni, vetëm për një vit ka regjistruar 175 raste të krimit të nxitur nga urrejtja. Në 128 raste, ose në 62 % të tyre, bëhet fjalë për incidente ndëretnike. Sipas kësaj organizate, vargu i ngjarjeve me motive etnike dëshmon se në Maqedoni toleranca mes komuniteteve mungon. Rajonet me më shumë incidente të tilla janë lagjet Aerodrom, Çair dhe Qendër të Shkupit, me rreth 72% të rasteve.
“Rastet e fundit të lidhura me rastin Monstra edhe një herë e vërtetuan se si janë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni”, ka thënë Uranija Pirovska , Drejtore e Komitetit të Helsinkut në Maqedoni.
Vetëm gjatë 2 muajve të fundit, janë regjistruar 28 raste të urrejtjes etnike por edhe politike. Shumica e incidenteve kanë ndodhur nëpër autobusë, terrene sportive dhe shtabe partish gjatë periudhës parazgjedhore.
Nga Komiteti i Helsinkit kritikojnë autoritetet maqedonase për mos regjistrimin e rasteve të nxitura nga urrejtja dhe mos dënimin e tyre me qëllim parandalimi.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com