Maqedoni, kryeprokurori: Kemi
prova të sigurta për vrasjen

Maqedoni, kryeprokurori: Kemi <br />prova të sigurta për vrasjen
Prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë, Lubço Shvrgovski deklaroi se prokuroria ka siguruar dëshmi të sigurta lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Ai pohoi se grupi që është ndaluar në operacionin “Mostër” janë autorë dhe kanë ndihmuar në kryerjen e krimit makabër.

“Procedurën hetimore ne e bazojmë në dëshmi të sigurta që japin shkallën e lartë të dyshimit se janë pikërisht ata persona që i ndërlidhim me ngjarjen që ndodhi në Liqenin e Smilkovcit. Kemi pasur edhe masa të posaçme hetimore në pjesën e përgjimit dhe ato janë legjitime dhe janë dhënë pas urdhrit të lëshuar nga gjykatësi hetues, ka thënë Shvrovski.

Kryeprokurori Shvrovski foli për Iliria News Agency, se këto regjistrime në audio po ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve dhe të ndërtimit të tezës së prokurorisë se personat që po akuzojmë në bazë të dëshmive janë pikërisht ata që kanë kryer dhe kanë ndihmuar në veprën penale”. Më tej ai kritikoi protestat që janë zhvilluar së fundmi, duke theksuar se institucionet hetimore duhet domosdoshmërisht të lejohen të kryejnë hetimet lidhur me aksionin “Monstër”.
(f.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme