TIRANE- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 27 prill. Data u bë publike sot nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.
Një ditë më parë Parlamenti u shpërnda me iniciativën e partisë më të madhe shqiptare BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), e cila kërkoi këto zgjedhje, pasi nuk gjeti gjuhë të përbashkët me partinë e koalicionit VMRO-DPMNE për një kandidat të përbashkët koncensual për zgjedhjet presidenciale të caktuara tashmë për 13 prill.
Sipas, vendimit të shpallur sot në mesditë nga kryeparlamentari Veljanovski, zgjedhjet parlamentare mbahën në ditën kur mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
“Në përputhje me kushtetutën dhe afatet e kodit zgjedhor, si kryetar i Parlamentit kanë detyrim kushtetues të shpallë zgjedhjet pas shpërndarjes së Parlamentit”, theksoi Veljanovski.
Vendimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të dorëzohet pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si organ për organizimin e zgjedhjeve si dhe tek ministritë e drejtësisë dhe të brendshme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Ai apeloi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, dhe se të gjitha palët të respektojnë kodin dhe afatet zgjedhore.
/Shqiptarja.com