SHKUP- Ministria e Brendshme maqedonase ka mohuar raportin e radio stacionit rus “Zëri i Rusisë” se disa kampe në Maqedoninë perëndimore po stërvisin terrorista islamistë. Këtë lajm e ka raportuar faqja e internetit maqedonas “Plus Info”.
 
"Ne po ndjekim situatën në Maqedoni, por edhe në rajon. Deri më tani nuk ka rreziqe serioze për sigurinë e qytetarëve", njoftoi Ministria e Brendshme.
 
Sipas radio stacionit rus, “muslimanët nga Ballkani të njohur si "djaj të bardhë" janë duke u trajnuar në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë për të kryer sulme vetëvrasëse me bomba”.
 
Qëllimi thuhet se është themelimi i një shteti të bashkuar islamik në Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbinë jugore dhe Mal të Zi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)