SHKUP Në ora 19.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet gati në mbarë vendin, me përjashtim të vendvotimeve ku akoma qytetarët presin për të votuar. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka informuar se në bazë të dhënave paraprake nuk janë regjistruar incidente dhe parregullsi gjatë procesit të votimit. KSHZ pritet që më vonë të dal me raportin e ri të jehonës së votuesve, duke llogaritur votimet deri në ora 19.00.
REZULTATET E VOTIMIT HAP PAS HAPI
VMRO-DPMNE: Në 4 komuna, fitore që në rrethin e parë
Ora 21:42 Makedonska Kamenica, Vevçani, Demir Kapia dhe Dojrani, janë komunat në të cilat VMRO-DPMNE shpalli fitore lidhur me zgjedhjet e kryetarëve që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot. Siç deklaroi në konferencën për shtyp në Shtabin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së drejtori i Qendrës për komunikim Ilija Dimovski sipas të dhënave fillestare të përpunuara të cilat i tregojnë tendencat lidhur me rezultatet nga votimi se kandidati i tyre në Manastir udhëheq me 5.600 vota kundrejt 3.700 vota nga kandidati i opozitës. Në Rosoman raporti sipas votave të fituara për momentin është 2:1, komuna Ilinden, siç thotë, udhëheqin me 3:1, edhe në Petrovec kandidati i tyre për kryetar udhëheq 2:1 në raport të kandidatit të opozitës. VMRO thotë se është në avantazh edhe në Komunën e Aerodromit, Gazi babë, Butel, Kisella Vodë, Krushevë mdje edhe ne Ohër.
"Ne udhëheqim dhe shpallim fitore në Makedonska Kamenicë, dhe Vevçani, ndërsa në Manastir kemi një epërsi prej 5600 vota me 3700 përballë kandidatit të LSDM-së, ndërsa epërsi të mirë kemi në Rosoman 2:1, Ilinden 3:1, Petrovec 2:1, dhe një epërsi të mirë kemi në Dojranë”, pohoj Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së".
PDSH: Jemi në avantazh në Strugë
Ora 21: 20 Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike Shqiptare porsa kanë informuar se sipas të dhënave që kanë, kandidati i tyre në Komunën e Strugës, Zijadn Sela është në avantazh përkundër kandidatit të BDI-së Arben Labënishta , ndërsa thonë se dallimi është rreth tre mijë vota. Nga kjo parti thonë për "Koha" se në avantazh janë edhe në Komunën e Tearcës, me një epërsi më të butë.
BDI, fitore bindëse në Dibër, Bogovinë, Zhelinë, Plasnicë
Ora 21:27 Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani deklaroi se partia të cilës i takon ai ka fituar që në raundin e parë në komunën e Dibrës, Bogovinës, Zhelinës, dhe Plasnicë. Osmani deklaroi se është në avantazh edhe në të gjitha vendvotimet në komunën e Tetovës, por se pritet akoma që të numërohet të gjitha fletëvotimet.
Ai tha se, nga 70 për qind e vendvotimeve të numëruara në Gostivar, BDI është duke shënuar fitore bindëse edhe në këtë komunë.
Sipas tij deri më tani në komunë e Çairit, kandidati i BDI Izet Mexhiti është në avantazh 3:1 ndaj kundër kandidatit të tij nga radhët e PDSH-së, Muhamed Thaçit. Osmani tha se në komunën e Studeniçanit, Bervenicës dhe Sarajit BDI shkon me epërsi në raundin e dytë. Kandidati i BDI-së për komunën e Studeniçanit, Fati Iseni në raundin e parë të zgjedhjeve lokale ka arritur të marrë 3547 vota, kandidati i PDSH-së, 3009, ndërsa kandidati i RDK-së, 1540.
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim deklaroi se partia të cilës i takon ai është në avantazh të madh ndaj PDSH në komunë e Çairit dhe Plasnicës.
Sipas tij deri më tani në komunë e Çairit, kandidati i BDI Izet Mexhiti është në avantazh 3:1 ndaj kundër kandidatit të tij nga radhët e PDSH-së, Muhamed Thaçit. Ai theksoi se BDI ka avantazh edhe në komunat tjera, mirëpo deri më tani është herët për të dalë me rezultatet preliminare. “Jemi në proces të numërimit dhe grumbullimit të të dhënave dhe akoma është herët për të dalë me rezultate preliminare. Të kemi durimin sa të numërohet të gjitha votat e qytetarëve me të drejtë vote”, ka deklaruar Osmani.
RDK: BDI manipulon, jemi ne në avantazh në Gostivar
Ora 21: 40 Shefi i shtabit të RDK-së, Artan Dika ka kundërshtuar pohimet e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani dhe BDI ka shënuar fitore bindëse në komunën e Gostivarit.“Ftoj zëdhënësin e BDI-së që të pres numërimin e votave në të gjitha vendvotimet dhe të mos manipuloj me opinionin. Deri më tani në komunën e Gostivarit janë numëruar 14 mijë vota dhe sipas këtyre votave RDK-ja është në avantazh ndaj BDI-së”, deklaroi Dika.
Ai tha se, krahasuar me zgjedhjet e kaluara RDK ka shënuar ngritje në disa komuna. RDK ka shënuar ngritje në komunën e Strugës, Studenicanit dhe disa komuna tjera.
LSDM: Jemi në avantazh në Kumanovë, Qendër e Velës. Strumicë, Zaev shpall fitoren
Ora 21: 08 Kandidati i LSDM-së për komunën e Strumicës, Zoran Zaev, vetëm disa minuta pas mbylljes së vendvotimeve përmes rrjetit social facebook ka shpallur fitoren në këtë qytet. Ai bëri të ditur se ka fituar kundër kandidatin e tij me një me një diferencë prej 8.220 votash.“Edhe përskaj të gjitha kërcënimeve, presioneve dhe shantazheve të cilat u bënë gjatë ditës në të gjitha vendvotimet unë fitova bindshëm ndaj kundër kandidatin tim. Strumica dinë dhe dëshmoi se kujt i jep besimin”, deklaroi Zaeve
Ora 21: 05 Nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë porsa kanë informuar se janë në avantazh me kandidatët e tyre në Komunën e Velesit, në Qendër të Shkupit dhe në Komunën e Kumanovës. Gordan Gjorgjeiv tha se kandidati i tyre në Strumicë kalon qysh në rrethin e parë, ndërsa se kandidatët e LSDM-së janë në avantazh edhe në disa komuna tjera.
LSDM-ja pret që jehona masive që u vërejt në këto zgjedhje në krahasim me ato të vitit 2009 të pasqyrohet në rezultatet zgjedhore. "Jehona është me të vërtetë rezultat i vullnetit të qytetarëve dhe përgjigjja më e mirë e të gjitha manipulimeve zgjedhore që janë bërë", tha nënkryetari i partisë, Gordan Georgiev, duke akuzuar për parregullsi zgjedhore. Ai theksoi se ajo që është pozitive në ditën e zgjedhjeve është që në to nuk u vërejtën incidente më të mëdha fizike dhe dhunë në vendvotime. "I inkuadrojmë organet zgjedhore që të proceduojnë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet deri në përfundimin e plotë të procesit -numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve të votimeve", theksoi Georgiev.
KOMISIONI SHTETEROR ZGJEDHOR: ZGJEDHJE NE ATMOSFERE DEMOKRATIKE
18:25 - Komisioni Shtetëror Zgjedhor bëri të ditur se deri në ora 17 kanë dalë në votime 57,5 për qind e votuesve për zgjedhjet lokale në Maqedoni. Nënkryetari Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi, në konferencën e radhës, ka njoftuar se për zgjedhjet lokale për kryetar të komunave në Maqedoni , deri në ora 17:00 kanë votuar 57,57 për qind e votuesve me të drejtë vote, raporton agjencia e lajmeve INA.
“Zgjedhjet lokalë po zhvillohen në atmosferë të qetë dhe demokratike. Qytetarët e Maqedonisë në ditë e sotme treguan maturi dhe pjekuri dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor ka qenë shumë normale, me përjashtim të disa anomalive të vogla të cilat janë tejkaluar më intervenimin dhe ndërmjetësimin tonë”, deklaroi Jakupi.
Ai tha se, numri i qytetarëve është shumë më i madh në krahasim me vitet e kaluara. Sipas tij në zonat e banuara me shqiptarë përqindja e votuesve është mbi 50 për qind.
“Në komunat e banuara me shqiptarë jehona e votuesve është mjaftë e madhe. Në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe disa komuna tjera deri në ora 17:00 numri i votuesve ka arritur mbi 50 për qind. Ndërsa në komunën e Kërçovën mbi 70 për qind. Në këto komuna procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa incidente,” shtoi Jakupi.
Ai bëri të ditur se rezultatet preliminale për zgjedhjet e sotme lokale do të publikohen para mesnatës, ndërsa qytetarët mund ti përcjellin rezultatet online përmes portalit të KSHZ-së dhe portaleve tjera informative. (INA)
14:31 - KSHZ informoi se deri në orën 13 kanë votuar 554.883 votues apo 34,8 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve në Maqedoni.
Zëdhënësja e KSHZ-së, Biljana Jovanovska deklaroi se në Shkup jehona e votuesve ka qenë 31,2 për qind deri në ora 13.
Numri më i madh i votuesve është regjistruar në Vevçan edhe ate rreth 60,5 për qind, më pas Kërçova rreth 55 për qind dhe komunave Bosilovës me më pak votues deri në 13, edhe ate rreth 21 për qind.Në ora 19.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet gati në mbarë vendin, me përjashtim të vendvotimeve ku akoma qytetarët presin për të votuar.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka informuar se në bazë të dhënave paraprake nuk janë regjistruar incidente dhe parregullsi gjatë procesit të votimit.
KSHZ pritet që më vonë të dal me raportin e ri të jehonës së votuesve, duke llogaritur votimet deri në ora 19.00.
(Marrë nga agjensia e lajmeve INA)
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com