MAQEDONI- Forcat special të Maqedonisë kanë përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë mijëra emigrant, të cilët u përpoqën të kalojnë në pikën kufitare të Gjevgjelit. Sipas Agjensisë së lajmeve Reuters, emigrantët ishin kryesisht nga lindja mesme dhe Afrika.
Ata kaluan natën pranë kësaj pike kufitare me Greqinë, e cila që prej ditës së enjte është e bllokuar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme shpallur nga qeveria e Gruevskit. Të vendosur pranë telave, forcat speciale përdorën gazlotsjellës për të ndaluar hyrjen në territorin maqedonas.
Autoritetet e Shkupit deklarojnë se deri më tani kanë hyrë në Maqedoni mbi 40 mijë emigrantë. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme qeveria kërkoi ndihmën e bashkimit Europian për përballimin e kësaj situate.
Ragon KE: Kontrolloni emigrantët.Mos lejoni vettëm ata që s'përmbushin kriteret
Maqedonia ka të drejtë, në pajtim me ligjet ndërkombëtare, ti kontrollojë njerëzit që dëshirojnë të hyjnë në territorin e saj dhe të ndalojë hyrjen e atyre të cilët nuk u përmbushin kriteret. Këtë e bëri të ditur zyra e shtypit e Eurokomisionerit për zgjerim, Johanes Hahn, në pyetjen e mediave nëse Komisioni e di se Maqedonia shpalli gjendje krize. “Komisioni e di vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në kufirin e saj jugor dhe verior. Komisioni është i përgatitur edhe më tej që ti jepë ndihmë humanitare Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.
Nga Komisioni gjithashtu rikujtojnë se Bashkimi Evropian (BE) deri më tani ka siguruar 90.656 euro ndihmë humanitare për Maqedoninë, kur ishte prekur nga fluksi i emigrantëve, por se në fazën përfundimtare është pakoja e ndihmës dedikuar për Ballkanin perëndimor e cila “peshon” 8 milionë euro, e cila do të realizohet në shtator, transmeton Zhurnal.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com