Maqedoni, pullë postare me
portretin e Faik Konicës

Maqedoni, pullë postare me<br />portretin e Faik Konicës<br>
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, ka promovuar pullën postare me portretin e Faik Konicës, me rastin e 75 vjetorit të vdekjes.

Në ceremoninë e promovimit, që u zhvillua në kuadër të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 10-vjetorit të themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Hazbi Lika, i shoqëruar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri, drejtori i e ITSHKSH-së, Skënder Asani Asani, drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Zëvendëskryeministri Lika, e uroi drejtorin e ITSHKSH-së, Skënder Asani Asani dhe punëtorët shkencorë të Institutit për punën e bërë dhe angazhimin ambicioz në afirmimin e gjuhës, historisë, traditës e kulturës shqiptare në Maqedoni. Ai theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit institucional në drejtim të zgjidhjes së të gjitha problemeve të hapura.

Akademik Luan Starova, mbajti një ligjëratë rreth jetës dhe veprës së një prej mendjeve më të ndritura shqiptare të të gjitha kohërave, Faik Konica. Autore e kësaj pulle postare, me një tirazh prej 6 mijë kopje,  është Larisa Zhivkovska-Donev nga Byroja e Filatelisë. Pjesë e promovimit ishin edhe pullat postare me figurat e tjera kombëtare shqiptare të ekspozuara në sallën e Institutit.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë