Qeveria e Maqedonisë i mbijeton votëbesimit të ndërmarrë nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë. Të premten vonë në parlamentin e Maqedonisë votuan 68 deputetë pro koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa për shpërbërjen e saj kanë qenë 42 vota të opozitës.

Votëbesimi i Qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski është iniciuar nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë.

Deputetët e partisë opozitare, LSDM thanë se me votëbesim synohet t`i jepet fund konfrontimit të partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI.

Ky konfrontim, pas tjerash, ka për bazë mospajtimet rreth Ligjit për ish-forcat e sigurisë, i cili nuk parasheh përfitime për ushtarakët shqiptarë.

Para votimit, kryeministri NIkolla Gruevski ka thënë se opozita duhet t`iu shmanget akuzave dhe skenarëve për të tensionuar dhe shkaktuar krizë në vend.

(sg/shqiptarja.com)