SHKUP - Kryeministri i serbisë Aleksandër Vuçiç i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar mbërriti në Shkup, për të mbajtur mbledhjen e përbashkët qeveritare me Qeverinë e Nikolla Gruevskit.
Kjo është seanca e dytë mes dy qeverive ku të dy kabinetet shqyrtuan pika të ndryshme e të përbashkëta mes dy vendeve. Në kuadër të kësaj seance ministrat e dy qeverive mbajtën takime të ndara, ku shqyrtuan marrëveshjet midis tyre.
Pas mbylljes së mbledhjes së përbashkët, dy kryeministrat Vuçiç dhe Gruevski zhvilluan dhe një konferencë të përbashkët me gazetarët.
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski tha se ky takim është një dëshmi tjetër për bashkëpunimin e shkëlqyer, duke shtuar se Maqedonia dhe Serbia janë vende mike.
“Bashkërisht arritëm në përfundim se marrëdhëniet e mira ekonomike mund të vazhdojnë me realizimin e projekteve konkrete të lidhjes së infrastrukturës dhe energjisë, si dhe duke stimuluar këmbimin tregtar, investimet dhe ngjarjet e përbashkëta në tregjet e treta”.- tha Gruevski.
Më tej ai shtoi se biseduan edhe për integrimin evropian, ku u theksua se të gjithë vendet e rajonit duhet të angazhohen bashkarisht dhe të punojnë në procesin e forcimit të dialogut ndërmjet vendeve të rajonit.
Nga ana tjetër, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, tha se dialogu politik mes dy vendeve është i hapur dhe se ky takim është një hap tjetër për përmirësimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit u nënshkruan edhe 7 marrëveshje të rëndësishme politike, ekonomike, në fushën e turizmit, të kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë, si dhe në zhvillimin e fushës së mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO