OHËR - Disa qytetarë të Ohrit kanë sulmuar sot pasdite dy policë me sëpata, pasi që ata janë urdhëruar që të ulin muzikën që po dëgjonin me zë të lartë. Incidenti ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën “Dame Gruev” në Ohër, kur policët kishin shkuar pranë shtëpisë së një qytetari për të ndërhyrë dhe kërkuar uljen e muzikës.
 
Policia ka thënë se, në Ohër ishin ankuar disa persona dhe më pas urdhër është dhënë urdhëri për të ndërhyrë në këtë shtëpi për të ulur zërin e muzikës. Mirëpo, ata janë pritur ashpër nga familjarët e kësaj shtëpie, pasi që ata kishin refuzuar të ulin zërin e muzikës për shkak të një feste familjare, shkruan INA.
 
Siç njoftohet dy policët janë sulmuar me sëpata nga dy qytetarë në këtë festë, me ç`rast kanë marrë lëndime të lehta trupore. Policia më pas ka arritur që të ndërhyjë në këtë rast, duke ndaluar qytetarët e dhunshëm.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)