MAQEDONI - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi se fushata për zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Maqedoni do të nisë më 5 prill. Parlamenti maqedonas u shpërbë vetëm dy ditë më parë, më 5 mars me një votim unanim të deputetëve.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 27 prill, datë e cila përkon dhe me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Diaspora do të votojë një ditë para zgjedhjve parlamentare, pra në 26 prill.


Ndërkohë më 12 prill do të respektohet heshtja zgjedhore, pasi në 13 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)