Maqedoni-Shqipëri do të luhet në
Strumicë, FSHF kundër vendimit

Maqedoni-Shqipëri do të luhet në<br />Strumicë, FSHF kundër vendimit
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’ nuk do të luhet në Shkup, por në Strumicë.
 
Në një deklartë Federata Shqiptare e Futbollit shprehet se vendimi është marrë nga UEFA me qëllim për të shmangur incidentet, por stadiumi në Strumicë nuk i plotëson kushtet.
 
FSHF sqaron më tej se i është drejtuar para pak ditësh Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, për këtë shqetësim, më pas edhe Drejtorisë për Sigurinë e Stadiumeve në UEFA, ku i përcolli edhe shqetësimin në lidhje me këtë vendim, për zhvillimin e ndeshjes, në një impiant ku nuk i plotëson standartet ndërkombëtare.
 
Deklarata e FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të bëjë me dije edhe opinionin publik në lidhje me problemin e vendit të zhvillimit të ndeshjes zyrtare eliminatore, për Botërorin "Rusi 2018". FSHF ka ndjekur me shumë prioritet edhe çështjen e vend-zhvillimit të ndeshjes zyrtare eleminatore në Maqedoni në shtator, duke realizuar edhe korrespondencën e duhur dhe të menjëherëshme zyrtare me UEFA-n.
 
Nisur nga specifika e ndeshjes, por edhe nga praktika e zakonshme për informacionin e duhur disa muaj para, për vendin e zhvillimit të ndeshjes, FSHF i është drejtuar vetë homologëve maqedonas në fillim të muajit qershor në lidhje me vendin e zhvillimit të ndeshjes.
 
Përpos kësaj,nisur edhe nga rethanat e një ndeshje delikate UEFA ngriti një grup inspektimi të sajin për të parë edhe stadiumin e Strumicas, një impiant që nuk përputhet aspak për standartet ndërkombëtare të zhvillimit të ndeshjes elemanitore zyrtare.
 
Në konfirmin e tyre të mëvonshëm, si dhe pas inspektimit të grupit të punës, UEFA vendosi që për arsye sigurie ndeshja zyrtare eleminatore e shtatorit MAQEDONI-SHQIPËRI të luhet në stadiumin e Strumicas, dhe jo në Shkup, pasi në argumentin e tyre, ata kishin më shumë primare garancinë e sigurisë për tifozët, gjë për të cilën ishin më shumë të sigurtë në Strumica, se sa në Shkup, në stadiumin "Filipi i 2-të. Dhe për këtë ajo ka marrë garancitë përkatëse.
 
FSHF ndërkaq i është drejtuar vetëm para pak ditësh Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, për këtë shqetësim, më pas edhe Drejtorisë për Sigurinë e Stadiumeve në UEFA, ku i përcolli edhe shqetësimin në lidhje me këtë vendim, për zhvillimin e ndeshjes, në një impiant ku nuk i plotëson standartet ndërkombëtare, por që sipas korrespondencës, dhe pas inspektimit u vendos që për arsye sigurie të luhet atje.
 

Strumicë
Stadiumi ku do te luhet ndeshja

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën