Maqedoni, shqiptarëve 60 muaj
burg për protestën e 2 marsit

Maqedoni, shqiptarëve 60 muaj<br />burg për protestën e 2 marsit
SHKUP - Janë dënuar me 60 muaj burg 8 nga 17 të akuzuarit shqiptarë për protestën e dhunshme të 2 marsit. Të gjithë u shpallën fajtorë nga gjykata për veprën penale "pjesëmarrje në turmën, që kreu vepër penale".
 
Gjykata ka cituar dënime me burg, madje dhe heqje lirie me kusht. Sipas saj, 5 nga të akuzuarit janë dënuar me 8 muaj burg, i akuzuari që ndodhet në arrati me 1 vit burg, autori i djegies së autobusit me 5 muaj burg dhe një i akuzuar tjetër me 3 muaj burg.
 
Gjashtë nga të akuzuarit, ndërkaq, janë dënuar me burgim me kusht - 5 prej tyre janë dënuar me 5 muaj burg, nëse kryejnë vepër penale në afatin prej 1 viti, ndërsa njëri prej tyre me 9 muaj burg, nëse kryen vepër penale në afatin prej 2 vitesh, shkruan Zhurnal.
 
Të dënuarit akuzohen se kanë marrë pjesë në aktivitetet e dhunshme të 2 marsit, të cilat erdhën si pasojë e protestës së një dite të parë të një grupi huliganësh maqedonas, të cilët dhunuan barbarisht në qendër të Shkupit disa nxënës dhe kalimtarë shqiptarë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin