SHKUP - Një incident dhune ka ndodhur sonte në një autobus urban në periferi të Shkupit, me ç`rast janë lënduar disa të rinj, kryesisht nxënës të shkollave të mesme.
Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje mbi incidentin, por nga një pjesë e mediave maqedonase të thirrur në burime policore, theksohet se dhjetë persona me shufra druri kanë hyrë në autobusin me numër 45, ku kanë rrahur udhëtarët, kryesisht nxënës të shkollave të mesme. Jozyrtarisht mësohet për tetë nxënës të lënduar.
Autobusi kishte si destinacion të fundit fshatin periferik Stajkovc, me ç`rast banorët lokal menjëherë pas incidentit kanë bllokuar rrugën, duke kërkuar zbardhjen e këtij incidenti, pasi që sipas tyre, fëmijët e tyre shpesheherë janë viktima të dhunës, shkruan INA.
Jozyrtarisht mësohet se incidenti ka prapavijë ndëretnike, por kjo çështje nuk është komentuar nga burime policore.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com