Pak para votimit Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, tha se deputetët arritën të ngrenë nivelin demokratik të punës në parlament. Ai u uroj të shohë bashkëpunim të mëtejshëm mes palëve pas zgjedhjeve të parakohshme.
Kërkesa për zgjedhje të reja presidenciale u propozua të shtunën e kaluar nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët nuk arritën të gjejnë marrëveshje për një kandidat konsensual për president me forcat e tjera politike.
Partitë politike në vend kishin rënë dakord paraprakisht, ndaj dhe votimi i sotëm në parlament ishte thjesht një formalitet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)