Në Maqedoninë e Veriut, kreu i BDI, Ali Ahmeti pasi siguroi në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare 15 deputetë, është shprehur se për bashkëqeverisje me këdo qoftë, ka si kusht që kryeministër të jetë një shqiptar dhe ka thirrur në tryezë të gjitha partitë shqiptare të cilat në zgjedhje ishin fituesit e vërtetë.
BDI-ja gjatë fushatës projektoi për kryeministër edhe një emër të përveçëm, atë të Naser Ziberi-t.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, fitues I zgjedhjeve me 46 mandate parlamentare, në disa raste është shprehur se nuk do të bëjë koalicion qeveritar me ‘Bashkimin Demokratik për Integrim’ apo ndryshe BDI-në e Ali Ahmetit, teksa zyrtarët e kësaj të fundit kanë theksuar më tepër se një herë preferencën për ta vazhduar koalicionin qeverisës me social-demokratët maqedonas.
Në zgjedhjet e të dielës, opozita VRMO-DPMNE e Hristijan Mickovskit ka siguruar 44 vende në parlamentin me 120 deputetë. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët me Alternativën 8.79% ose ndryshe 12 mandate parlamentare,’ E Majta’ 2 deputetë ndërsa Partia Demokratike Shqiptare do përfaqësohet nga vetëm një deputet.
Në bazë të këtyre rezultateve Zoran Zaev (LSDM) ka fituar të drejtën për të formuar qeverinë e e për të cilën ka dy alternative, ose në bashkëqeverisje me BDI dhe koalicionin tjetër shqiptar ‘Aleanca dhe Alternativa’, ose me njërën prej të dyjave dhe me tre parti të tjera që kanë fituar nga 1.3 deri 4%.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta
28 Dhjetor 2024, 15:34
-
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët
27 Dhjetor 2024, 15:42
-
Presidentja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor
23 Dhjetor 2024, 16:07
-
Arben Taravari paralajmëron ‘arrestimin’ e Ali Ahmetit
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot
19 Dhjetor 2024, 11:32
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
Z.Ahmeti me ngadale ju lutem! Juve ju jep doren,te merrni krahun.Kini kujdes,maqedonasit deri dje nuk ju shihnin dot me sy,mezi ju dhane te drejat kombetare,tani ju doni te vini kryeminister shqiptar!Personalisht,nuk jam kunder,por per momentin vazhdoni te jeni pjese e qeverise maqedonase,sic jeni deri tani.Duhet qe maqedonasit ti mesoni me faktin qe shqipot jane OK,pastaj kur te mesohen me shqiptaret ne poste te rrendesishme ,mund te synoni jo vetem kryeminister,dhe pse jo edhe president.
PërgjigjuTi Iris ja fut pe ne Kalë, ec jeto ti ne Maqedoni edhe do te shikoj si do folish! Neve shqiptaret e ,,Maqedonis,, na keni harruar fare sidomos ai Rama. Merrnji nje shembull nga Sllavet.
Ali Ahmeti duhet ta mbaje fjalen qe ka artikuluar per Kryeminister shqiptar ne MV. Nese ndodh kjo eshte arritje super jo vetem per shqiptaret por per krejt MV.
PërgjigjuPolitika eshte arti i kompromosit. BDI duhet te insistoj ne kete kerkese maksimaliste qe ne fund, ne rast te nje marreveshje te mundeshme, shqiptaret te ruajne drejtimin e institucioneve qe kane aktualisht si dhe sigurojne te pakten drejtimin e Ministrise se Jashteme e Sherbimit Sekret.
Ku ke pare ti o Ali qe te kesh kryeminister pa patur shumicen fituese. Dhe per me teper parti e trete, as e dyte.. Ju do kishit bere mire nese do ishit bashkuar te gjitha partite shqiptare ne nje koalicion qe votat te maksimizoheshin dhe te kishit sa me shume deputete. Pretendoni qe jeni gati gjysma e popullsise ne Maqedonine e Veirut, por keni deputete sa je e katerta.. Beni bashke shqiptaret atje, dhe garoni gjithmone bashke. Kjo eshte nje detyre minimale qe duhet te beni. Pastaj detyra e dyte jo me pak e rendesishme eshte te forconi sa me shume faktorin shqiptar ekonomikisht kulturalisht, dhe politikisht.
PërgjigjuBehet qe cke me te ..pa shqiptaret nuk ka qeveri...kry.min.pa tjeter shqiptar ...se ndryshe nuk zbatohet ..reforma e dy gjuheve zyrtare...ndryshe do u shkoj jeta ...me zgjedhje