Pasi Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut vendosi kushtin se do të ketë koalicion me këdo por kryeministri të jetë shqiptar, gazetari Zekerija Mexhiti, tha se ai ka kërkuar të krijohet një aleancë mes shqiptarëve.
"Nuk dihet se si do të veprohet pas kushtit të vendosur nga BDI se qeveria formohet vetëm me propozimin e kandidatit shqiptar për kryeminstër. Kreu ka kërkuar një takim për të dakordësuar një aleancë, atë faktit kyç që pa një kryeministër shqiptar të mos pranohet formimi i qeverisë", tha Mexhiti.
Gazetari në Maqedoninë e Veriut në një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në Report Tv tha se gjuha e dy liderëve politikë ka qenë shumë e ashpër gjatë procesit të zgjedhjeve.
"Ata nga partnerë u kthyen në armiq, duke përfunduar edhe në ofendime e sharje. Na presin vendime të vështira. Partitë e shqiptarëve kanë numrin më të madh të deputetëve dhe në opinionin maqedonas ka një zhgënjim të madh, pikëpamje negative në lidhje me këtë", tha Mexhiti.
Në Maqedoninë e Veriut, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pasi siguroi në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare 15 deputetë, është shprehur se ka si kusht që kryeministër të jetë një shqiptar dhe ka thirrur në tryezë të gjitha partitë shqiptare të cilat në zgjedhje ishin fituesit e vërtetë.
BDI-ja e Ali Ahmetit siguroi 15 deputetë ndërsa koalicioni aleanca për Shqiptarët me Alternativën siguroi 12 mandate parlamentare, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare do përfaqësohet nga vetëm një deputet. Me këto shifra duket se faktori shqiptar ka siguruar si kurrë më parë 29 mandate parlamentare.
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
37.9%
-
Jo
54.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1236
Lajme të tjera
-
Kontesti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj maqedonase përfundoi zyrtarisht
21 Maj, 07:43
-
Shkup: Gjuha shqipe përçan partnerët e koalicionit
19 Maj, 09:03
-
Morën pjesë në luftë si anëtarë të Shtetit Islamik në Siri, arrestohen 3 persona në Maqedoninë e Veriut
12 Maj, 18:47
-
Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut uron fitoren e Veliajt: Çdo qytetar i Shkupit e ndjen veten në Tiranë si në shtëpi
12 Maj, 11:20
-
Zjarr i madh në Shkup, përpihen nga flakët ura e hekurudhës dhe instalimet e energjisë elektrike
12 Maj, 08:32
-
Rrumbullaku pret ambasadorin e Maqedonisë së Veriut: Patrullime të përbashkëta në zonat bregdetare të të dyja vendeve gjatë sezonit
9 Maj, 13:34
-
Blinken takohet me kryeministrin maqedonas: Mbështesim rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE
9 Maj, 08:13
-
E rëndë në Shkup, të miturit abuzojnë seksualisht me 8-vjeçaren! E incizojnë dhe ua dërgojnë shokëve
30 Prill, 22:36
-
Vritet aksidentalisht nga policia e Maqedonisë së Veriut 23-vjeçarja afrikane, ishte shtazënë! Bashkëshorti: Para se të vdiste më tha e ardhmja do jetë e mirë
26 Prill, 11:29
-
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit
19 Prill, 14:18
-
Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon të dorëhiqet ministri i Jashtëm: Foli shqip me homologun spanjoll, cenoi imazhin e vendit
17 Prill, 16:14
-
Imamit të xhamisë te 'Rruga e Kavajës', Ahmed Kalaja, i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut: Situatë e paprecedentë, qeveria të reagojë
16 Prill, 20:34