Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai thotë se kjo do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
"Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV. E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë. Ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standardeve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurt për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar", ka shkruar Basha në Tëitter.
Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate e ish kryeministrit Zoran Zaev është shpallur fituese e zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare.