Komisioni shtetëror për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut, do të vendos nesër nëse do të mbyllen sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në vende fqinje, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtoj vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën, teksa edhe nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende.
“Komisioni për Sëmundje Infektive vazhdon në mënyrë aktive të vëzhgojë situatën epidemiologjike shkaktuar nga Covid në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave në kufij do të jetë për shkak të parandalimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftoj për vendimet e Komisionit.
Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë dramatike situata prej pandemisë nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve shëndëtësore, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga infeksioni i koronavirusit, shifër që e rrit në 321 numrin total të atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
BE-ja bën thirrje për dialog dhe mbështet të drejtën për protesta paqësore në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç
28 Janar, 16:37
-
Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç në Serbi, gazetari për Report Tv: Janë protestat më të mëdha nga studentët që arritën të rrëzojnë një qeveri
28 Janar, 12:17
-
S'ndalen protestat në Serbi, plagoset një studente, kryeministri jep dorëheqjen: Vendimi im është i parevokueshëm
28 Janar, 11:20
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Studentët bllokojnë Beogradin, Vuçiç kërkon dialog dhe paralajmëron ndryshimim e gjysmës së kabinetit qeveritar (VIDEO)
27 Janar, 16:52
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33