Ish-ministrja e Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Gordana Jankullovska është dërguar në burgun e Idrizovës ku do të vuaj dënimin me 4 vite burg për rastin “Tanku”.
Vendimi për burgosjen e saj u dha nga Gjykata Penale e Shkupit në vitin 2018 për blerjen e diskutueshme të një makine "Mercedes" të blinduar me vlerë 600 mijë euro me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.
Vuajtja e dënimit ishte shtyrë deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit, e cila ka hedhur poshtë ankimimin e ish ministres.
Gordana Jankullovska është zyrtarja e parë e qeverisë së mëparshme në Maqedoninë e Veriut që përfundon prapa hekurave dhe tanimë ka nisur të shlyej dënimin e saj me karantinim në qeli larg nga të burgosurit e tjerë.
Jankullovska ka qenë një nga protagonistet kryesore në skandalin e përgjimeve lidhur me abuzimet e zyrtarëve të qeverisë së Nikolla Gruevskit, i arratisur në Hungari pasi ishte dënuar me dy vjet heqje lirie për një vepër penale.
Në disa nga bisedat e publikuara në vitet 2013-2014 nga ish-lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër, Jankullovska dëgjohej duke drejtuar fyerje të rënda ndaj shqiptarëve, duke i quajtur edhe “indianë”.
Në një nga bisedat e publikuara, ajo kishte pranuar se në burg po qëndronin pa asnjë faj mbi dhjetë banorë shqiptarë të Sopotit në Kumanovë, të akuzuar për shpërthimin e një mine në këtë fshat nga e cila kishin humbur jetën dy pjesëtarë të NATO-s.
Këta banorë më vonë janë liruar nga burgu si të pafajshëm, por për shpërthimin dhe vdekjen e dy pjesëtarëve të NATO-s, ende nuk ka asnjë të dyshuar.
-
Kjo mostra duhet të burgoset përjetësisht, dhe jo vetëm kjo por shumë të tjerë, për ato që kan bërë kundra shqiptarëve për gjat gjith shekullit të kaluar...
Përgjigju -
Kjo me kete surrat si monster. Nje komb qe nuk egziston!
Përgjigju










Komente
Komento