Kryesuesi i ri i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shpalosi sot në Vjenë programin e organizatës për vitin në vijim, duke theksuar prioritetet para Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate. Maqedonia e Veriut e mori kryesimin në fillim të janarit për ta çuar deri në fund të mandatit njëvjeçar. OSBE-ja numëron 57 vende anëtare nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia.
Zoti Osmani foli për një axhendë ambicioze të presidencës maqedonase në rrethana komplekse për shumë pjesë të globit, ndërsa tha nga ana tjetër, se uniteti rreth parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së paraqet burim shprese dhe inkurajimi.
Ai tha se Ukraina mbetet çështja më me prioritet për OSBE-në:
“Agresioni duhet të ndalet. Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi janë të papranueshme; Është e dhimbshme të shikosh vuajtjet e njerëzve. Pasojat dhe çmimi i kësaj lufte, janë të papërballueshme dhe të padurueshme për rajonin e OSBE-së dhe përtej”, tha zoti Osmani.
Ai nënvizoi rrezikun e krizave të tjera, duke thënë se paqëndrushmëria rajonale dhe mundësia për një konflikt të ri duhet të kenë vëmendjen e vazhdueshme të OSBE-së. Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut tha se duhet të ruhet funksionimi thelbësor dhe veprimet e organizatës për t’u siguruar se ajo do të mbështesë rajonet e rrezikuara dhe të jetë e gatshme për t’iu përgjigjur sfidave. Në Vjenë, ministri Osmani pati edhe takime dypalëshe me homologë të tij prej disa vendeve evropiane.
Maqedonia e Veriut do të ketë drejtimin e OSBE-së deri më 31 dhjetor. Autoritetet në Shkup shpresojnë se kryesimi i kësaj organizate të madhe ndërkombëtare do të ketë ndikim pozitiv për vetë pozitën e vendit në shumë fusha, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme./VOA
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Urdhri ekzekutiv i Trump/ Ambasada e SHBA-së në Shkup ndërpret të gjitha projektet në Maqedoninë e Veriut
27 Janar, 22:10
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
Maqedonasit kërkojnë krijimin e bashkive Gollobordë dhe Gorë në Shqipëri
27 Janar, 12:48
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi
24 Janar, 07:31
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01