Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë rritje të rasteve me Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit, betejën me koronavirusin e kanë humbur 7 persona, ndërsa numri i të infektuarve ka qenë 115.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut numri më i madh i të infektuarve është në Shkup me 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë 8 dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip.
Në total në Maqedoninë e Veriut numri i viktimave ka shkuar 341. Ndërkohë raportohet se janë shëruar 40 pacientë, nga të cilët 26 janë nga Shkupi. Në total në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 7046 pacientë, ndërsa është vendi më i prekur në rajonin e Ballkanit.