Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë. Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre. Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth 8-9 për qind.
Qeveria njoftoi se rreth 4 miliardë denarë (rreth 65 milionë euro) do të transferohen nga buxheti te kompanitë energjetike, për të kapërcyer, siç tha, të gjitha rreziqet në sektorin e energjisë dhe për furnizim të rregullt me energji elektrike.
“Qeveria aktualisht është e fokusuar në përballjen me sukses të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Gjendja e krizës energjetike sillet për të përmirësuar funksionimin e kompanive energjetike, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të mos miratuar asnjëherë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.
Evropa është duke u përballur me krizë energjetike tash e saj javë, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit. Për pasojë kanë nisur të rriten edhe çmimet e rrymës. Gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut u miratua me kërkesë të Komisionit për monitorimin e situatës për furnizim me energji elektrike.
Ndërkohë, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se përkundër krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve globale, tani për tani nuk pritet përkeqësim i gjendjes ekonomike. Banka Popullore parashikon rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me një rritje prej 3.9% këtë dhe vitin e ardhshëm. Inflacioni këtë viti parashikohet të mbyllet me 3.1%, ndërsa vitin e ardhshëm me 2.4%./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 752
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër BE miraton 922 milionë euro për Shqipërinë nga Plani i Rritjes, Komisionerja Marta Kos: Urime, ndër të parat në Ballkanin Perëndimor që përfitoi
24 Mars, 18:21
-
Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Sërish protestë në Shkup, në mbështetje edhe kryeministri Mickoski: Të mos përdoret politikisht
24 Mars, 14:35
-
Tronditet Shkupi/ Qiramarrësi ekzekuton pronarin e shtëpisë dhe i plagos djalin e mitur, më pas vret veten
24 Mars, 13:44
-
Tragjedia e Koçanit, Maqedonia e Veriut ndalon mjetet piroteknike në ambientet e mbyllura! BDI akuzon: Po manipulohen hetimet
22 Mars, 13:11
-
Pëfundon autopsia e 59 viktimave/ Mjekësia Ligjore: Asfiksia shkaktoi tragjedinë në Koçan
21 Mars, 22:06
-
Tragjedia e Koçanit/ Ambasadori shqiptar takohet me zv.kryeministrin e RMV-së: Shqipëria e gatshme për të ofruar ndihmë
21 Mars, 12:46
-
Tragjedia me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, gazetari për Report Tv: Ende nuk ka asnjë dorëheqje, pushteti po mbron ata që e shkaktuan
19 Mars, 12:13
-
Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Publikohen të tjera pamje tronditëse, të rinjtë shtyjnë njëri-tjetrin për t’i shpëtuar tmerrit: Ikni sa më shpejt
19 Mars, 09:26
-
Tragjedia me 59 viktima në Koçan, ministri i Brendshëm: Janë arrestuar 18 persona dhe 16 të tjerë janë ndaluar
18 Mars, 16:36
-
Tragjedia me 59 viktima në Koçan, Mickoski: Autorët para drejtësisë, do të marrin dënimin e merituar
18 Mars, 16:28
-
FOTOLAJM/ Google vendos shiritin e zisë në nder të viktimave të Koçanit në Maqedoninë e Veriut
18 Mars, 14:17
-
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Gjykata lë në qeli 14 persona të dyshuar si përgjegjës
18 Mars, 11:37