KORÇË- Duke filluar nga data 1 shtator, kushtoi që do të hyjë në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet doganës së Qafë Thanës, e ka të detyrueshëm që të ketë bërë vaksinën ose të ketë me vete një tampon negativ me COVID.
Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme dhe vjen si rezultat i rritjes së rasteve të reja që ka prekur vendin tonë, por edhe shtetet e tjera të rajonin. Ka qenë Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë që ka bërë të ditur njoftimin, e ndërsa theksohet se personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin e COVID, jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi ose testin e shpejtë antigen jo më vonë se 48 orë.
Ndërsa për personat që të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, do duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut që tregojnë se qëndrimi tyre është i përkohshëm.
Na e ka bere mire, ne s'kemi as gjysmen e rasteve te tyre dhe prape s'i ndalojme ne po na ndalojne ata. Atje po vdesin nga 30-40 veta ne dite, ketu 2-3, po ne s'u kerkojme asnje dokument as atyre as kurrkujt. Keshtu eshte kur shteti s'do t'ia dije per qytetaret e vet.
Përgjigju