Maqedonia e Veriut shtrëngon masat kufizuese, nga e mërkura rikthehet ora policore gjatë natës

Maqedonia e Veriut shtrëngon masat kufizuese, nga e mërkura rikthehet ora policore gjatë natës

Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë, nga e mërkura, në Maqedoninë e Veriut do të shtrëngohen masat kufizuese.  Masat, të cilat të martën pritet të miratohen nga qeveria, parashikojnë ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se kufizimet do të vlejnë të paktën dy javë.

 “Nuk po respektohen masat dhe kjo ka bërë që të kemi rritje të rasteve të personave të sëmurë me COVID-19. Klinikat e brendshme në Shkup janë në gatishmëri dhe të gatshme për të pritur pacientët me COVID-19. Spitalet nuk janë të ngarkuara aq e fortë sikur në nëntor dhe kjo është me rëndë. Është e vështirë të thuash nëse kjo tendencë do të vazhdojë, nëse do të ketë valë të re apo nëse do të ruhet gjendja e tanishme. Ekzistojnë mendime të ndara midis epidemiologëve për këtë çështje. Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur. Këto masa do të jenë të vlefshme për 2 javë, por natyrisht ne jemi duke monitoruar situatën dhe është e mundur që të ketë ndryshime”, ka deklaruar ministri maqedonas i Shëndetësisë.

Maqedonia e Veriut të dielën ka pranuar 3.000 vaksina ruse Sputnik V, nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullatës për mbrojtje nga koronavirusi.

Ky vend deri më tani ka pranuar rreth 8.000 doza vaksinash të kompanisë amerikane Pfizer, edhe atë si donacion nga Serbia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës