Qeveria në Maqedoninë e Veriut, vendosi sot që të mos mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë
Kryeministri teknik Oliver Spasovski deklaroi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë dhe theksoi se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje.
“Kjo nuk është çështje politike por çështje e sigurisë shëndetësore. Nëse Komisioni shtetëror për Sëmundje Infektive do të vlerësojë në një kohë tjetër se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, u shpreh Oliver Spasovski.
Para dy ditësh Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kishte njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në vende fqinje, Komisioni për Sëmundje Infektive do të shqyrtojë vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën, teksa edhe nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende.
Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë dramatike situata prej pandemisë nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve shëndëtësore, dje në vend u regjistruan 15 viktima nga infeksioni i koronavirusit, shifër që e rrit në 321 numrin total të atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.
Totali i të prekurve nga infeksioni në Maqedoni është rritur në 6225.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.6%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1095
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës
24 Prill, 12:39
-
Nisma e Bujar Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?
18 Prill, 15:55
-
'Dinari' Lajçak takon këtë javë kryenegociatorët: Të vijnë mendjehapur e me zgjidhje
15 Prill, 15:12
-
Maqedonia formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme
14 Prill, 16:12
-
Kosovë/ Policia kap automjetin me 10 kilogramë heroinë në Merdarë, me vlerë 200 mijë euro
7 Prill, 17:57
-
Disfatat në muajin mars, FIFA zbret Shqipërinë në renditje! Kosova në vend numëro, Anglia humb podiumin
4 Prill, 11:22
-
Maqedonia e Veriut në ethe zgjedhore
31 Mars, 17:08
-
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit
29 Mars, 23:01
-
Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë
29 Mars, 08:27
-
Distria Krasniqi i jep tjetër medalje xhudos së Kosovës
23 Mars, 18:13
-
Kosova shpërdoron shumë, mposht 0-1 Armeninë me golin e Rashicës! Franco Foda sukses në debutim
22 Mars, 19:14
-
FOTO/ E turpshme, armenët kthejnë përmbys flamurin e Kosovës! Rashica iu shënon
22 Mars, 17:40