Maqedonia përfundimisht në NATO, Ali Ahmeti: Tani duam negociatat me BE-në

Maqedonia përfundimisht në NATO, Ali Ahmeti: Tani duam negociatat me BE-në

Maqedonia është përfundimisht në NATO, pasi edhe senati spanjoll e miratoi protokollin e anëtarësimit. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se tani Shkupi do datën për hapjen e negociatave. "NATO përfundimisht u bë! Urime të dashur qytetarë. Ky angazhim i joni i gjatë dhe përplotë përpjekje të pandara sot u rrumbullakësua në Spanjë me ratifikimin e fundit të protokolit për anëtarësim. Në asnjë çast nuk u ndamë nga qëllimi ynë dhe asnjëherë nuk u lëkundëm nga ky përcaktim i të gjithë neve.

Edhe kur të gjithë dyshuan, edhe kur të gjithë ngrenë dorë nga ky rrugëtim, ne me këmbëngulje vijuam drejtimin euroatlantik të këtij vendi, ia vlejti dhe ia dolëm. Ju faleminderoj shumë për gjithë mbështetjen ndër këto vite, ndoshta ishte proces i ngadaltë, por me guxim dhe përcaktim të palëkundur, arritëm një të ardhme të sigurt. Radhën e ka Bashkimi Evropian. Datë tani!" shkruan Ahmeti.

Lajmin e votimit të senatit e ka përshëndetur edhe Presidenti shqiptar Ilir Meta. "Më kënaqësi mësova lajmin se këtë mëngjes Senati Spanjoll, votoi aprovimin e Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, që u nënshkrua menjëherë nga Mbreti Felipe, duke i hapur rrugë anëtarësimit të vendit tuaj në NATO. Ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithe ne sepse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që e ka miratuar këtë Protokoll, si dhe ka qenë gjithnjë mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit tuaj në NATO.

Ky është një kurorëzim i arritjeve tuaja të padiskutueshme drejt standarteve të kërkuara nga Aleanca, si dhe e përpjekjeve të përbashkëta, edhe në kuadër të Kartës së Adriatikut, ku vendet tona mbështetën dhe ndihmuan reciprokisht njëra-tjetrën.  Shpreh bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje, aleatë në NATO, dhe me vizione të përbashkëta europiane dhe euro-atlantike, do të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e kontributin në dobi të forcimit të mëtejshëm të sigurisë kolektive.Duke Ju uruar edhe një herë për këtë ngjarje të shënuar, Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!" shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 18/03/2020 10:25

    Ali Rusi , ky është anti perendimor dhe falco...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë