Maqedonia është përfundimisht në NATO, pasi edhe senati spanjoll e miratoi protokollin e anëtarësimit. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se tani Shkupi do datën për hapjen e negociatave. "NATO përfundimisht u bë! Urime të dashur qytetarë. Ky angazhim i joni i gjatë dhe përplotë përpjekje të pandara sot u rrumbullakësua në Spanjë me ratifikimin e fundit të protokolit për anëtarësim. Në asnjë çast nuk u ndamë nga qëllimi ynë dhe asnjëherë nuk u lëkundëm nga ky përcaktim i të gjithë neve.
Edhe kur të gjithë dyshuan, edhe kur të gjithë ngrenë dorë nga ky rrugëtim, ne me këmbëngulje vijuam drejtimin euroatlantik të këtij vendi, ia vlejti dhe ia dolëm. Ju faleminderoj shumë për gjithë mbështetjen ndër këto vite, ndoshta ishte proces i ngadaltë, por me guxim dhe përcaktim të palëkundur, arritëm një të ardhme të sigurt. Radhën e ka Bashkimi Evropian. Datë tani!" shkruan Ahmeti.
Lajmin e votimit të senatit e ka përshëndetur edhe Presidenti shqiptar Ilir Meta. "Më kënaqësi mësova lajmin se këtë mëngjes Senati Spanjoll, votoi aprovimin e Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, që u nënshkrua menjëherë nga Mbreti Felipe, duke i hapur rrugë anëtarësimit të vendit tuaj në NATO. Ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithe ne sepse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që e ka miratuar këtë Protokoll, si dhe ka qenë gjithnjë mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit tuaj në NATO.
Ky është një kurorëzim i arritjeve tuaja të padiskutueshme drejt standarteve të kërkuara nga Aleanca, si dhe e përpjekjeve të përbashkëta, edhe në kuadër të Kartës së Adriatikut, ku vendet tona mbështetën dhe ndihmuan reciprokisht njëra-tjetrën. Shpreh bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje, aleatë në NATO, dhe me vizione të përbashkëta europiane dhe euro-atlantike, do të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e kontributin në dobi të forcimit të mëtejshëm të sigurisë kolektive.Duke Ju uruar edhe një herë për këtë ngjarje të shënuar, Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!" shkruan Meta.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7735
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Zbardhet mbrojtja e Ilir Metës përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit: Kërkoj lirinë, shumica e pronave dhe e llogarive bankare të Monikës! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrrës
19 Nëntor, 12:42
-
Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat
18 Nëntor, 19:56
-
Apeli i GJKKO vendos nesër për Metën, Presidenti i PL-së apel nga burgu: Persona të paautorizuar po organizojnë protestë, distancohuni
18 Nëntor, 14:06
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor, 19:53
Ali Rusi , ky është anti perendimor dhe falco...!
Përgjigju