SHKUP - Diploma false në stomatologji, të marra në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Maqedoni, u shiten qytetarëve italianë për vlerën e 25 mijë eurove një copë. Mediat italiane raportojnë se xhiroja e dokumenteve të falsifikuara është zbuluar nga policia lokale, e cila ka informuar edhe policinë italiane në lidhje me këtë trafik dijesh.
Organizatori kryesor i këtij biznesi diplomash të falsifikuara, mësohet se është 30-vjeçari me inicialet M. O., nga fshati Selçë i Tetovës, i cili është arrestuar. Gjatë kërkimeve në banesën e tij, është zbuluar një “laborator”, ku prodhoheshin diplomat false, si dhe listat e emrave të marrësve të dyshimtë të punimeve të diplomës në fushën e stomatologjisë.
Këta klientë, siç rezulton nga kërkimi, duket se e ushtrojnë praktikisht profesionin e dentistit edhe në Kroaci. I arrestuari me inicialet M. O., falsifikonte edhe dokumentet e marrjes dhe kalimit të provimeve, përpara një komisioni të posaçëm stomatologësh në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, shkruan gazeta italiane la Republicca.
Punimet false të diplomave përktheheshin nga një përkthyes ligjor, ku më pas dërgoheshin tek një noter për të kryer proçesin e vërtetimit me origjinalin. Sipas mediave, gjashtë diploma false e kanë kaluar këtë proçes, ndërsa 16 të tjera janë bllokuar, pasi noteri ka ngritur dyshime mbi origjinalitetin e tyre.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com