Pala maqedonase në pikën kufitare te Qafë-Thanës gjatë ditës sotme nuk është bërë më një pengese që produktet bujqësore shqiptare të mos eksportohen në këtë shtet. 

Deri ditën e djeshme rreth katër kamionë të ngarkuar me produkte bujqësore të prodhuara në Shqipëri që kishin destinacion shtetin fqinj nuk lejoheshin të kalonin kufirin me argumentin se mallit i mungonte fleta e analizave dhe bllokimi kishte ardhur me vendim të Ministrisë së Bujqësisë së Maqedonisë.

Sakaq mësohet se ky pretekst për të bllokuar produktet “Made in Albania” nuk është nxjerrë më herët nga pala maqedonase.

Sot në këtë pikë kufitare situata ishte e qetë teksa nuk raportohet për asnjë kamion me produkte bujqësore shqiptare të bllokuar apo të kthyer mbrapsht.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)