Kombëtarja e Argjentinës ka pësuar një humbje tejet të thellë 3-0 ndaj Kroacisë.
Kësisoj argjentinasit kanë minimizuar gjasat për të kaluar nga Grupi D.
Në këtë sfidë i pranishëm ishte edhe legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona.
Edhe pse në fillim të ndeshjes dukej në disponim të mirë, pas 90 minutave gjithçka ka ndryshuar.
57-vjeçari është zënë nga kamerat duke qarë në momentin që kroatët shënuan.
Ish-fituesi i Kampionatit Botëror, nuk ka mundur t’i mbajë lotët edhe në fund të ndeshjes.
Legjenda argjentinase së bashku me tifozët e ‘Gauchozëve’, do të shpresojnë në një mrekulli në ndeshjen e tretë që do ta kualifikonte Argjentinën tutje.
Maradona po qëndron në Rusi duke punuar si analist i Kampionatit Botëror, ndërsa ai konsiderohet si njëri nga futbollistët më të mëdhenj në histori.