Maradona shpërthen ndaj patriotit
të tij: Mauro Icardi është tradhtar 

Maradona shpërthen ndaj patriotit<br />të tij: Mauro Icardi është tradhtar 
Kapiteni i Interit konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, por Diego Maradona nuk do t’ia dijë për patriotin e tij.
 
Maradona e ka quajtur Mauro Icardin një tradhtar për shkak të përfshirjes në divorcin e shumëpërfolur mes Maxi Lopez dhe Wanda Nara.
 
Nara, një figurë e ekranit argjentinas ishe e martuar me mikun e ndushtë të Icardit në kohën kohën kur djemtë luanin te Sampdoria, por ajo e ka tradhtur të shoqin me kapitenin e Interit.
 
Icardi dhe Nara janë martuar në vitin 2014 menjëherë pasi u finalizuan procedurat e divorcit me Lopez.  
 
“Icardi është tradhtar. Ai do të jetë lojtar i madh por Batistuta vlen shumë më tepër se ai. Ai nuk mund të shkojë të darkojë me miqtë e tij të skuadrës pasi i mori gruan mikut të tij. Ai do të paguajë për atë që i bëri Maxi Lopez”, është shprehur Maradona.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos