Maradona: Unë nënpresident do 
 pastroj FIFA-n nga korrupsioni

Maradona: Unë nënpresident do <br /> pastroj FIFA-n nga korrupsioni
LONDËR  - Legjenda e futbollit, argjentinasi Diego Maradona ka thënë se shpreson që të zgjedhet si zëvendës-president i FIFA-s, nëse Princi jordanez Ali Bin Al-Hussein do të vijë në postin e kreut të federatës botërore të fudbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në qoftë se Ali bin Al-Husein fiton, kam shanse të mëdha që të bëhem zëvendës president i FIFA-s. Nëse vij në këtë post, do të pastroj FIFA-n nga korrupsionit", tha Maradona.

Sipas mediave britanike, Maradona ka shanse të mëdha që të bëhet njeriu i dytë i FIFA-s.

Ndërkohë, Joseph Sepp Blatter vendosi që të largohet nga kreu i FIFA-s vetëm disa ditë pas fitores së zgjedhjeve.

Princi jordanez nuk ka vendosur ende nëse do të kandidojë përsëri, por në zgjedhjet e kaluara ai kishte mbështetjen e emrave më të rëndësishëm të futbollit në mbarë botën.

Marrë nga Anadolu Agency

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën