Maradona vesh kostumin e zyrtarit
shndërrohet në ambasador të FIFA-s

Maradona vesh kostumin e zyrtarit<br />shndërrohet në ambasador të FIFA-s
Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, së shpejti do të jetë një prej ambasadorëve të FIFA-s, duke patur një rol të rëndësishëm në aktivitetet e organizatës botërore të futbollit, për të promovuar këtë sport.

Sipas njoftimit të FIFA-s, 56-të vjeçari do të jetë i përfshirë në “zhvillimin e projekteve relevante”.

Nga ana tjetër edhe vet argjentinasi ka konfirmuar njoftimin e FIFA-s dhe është shprehur se tashmë nën drejtimin e Gianni Infantino, kjo organizatë ishte  e pastër dhe transparente.

Ish lojtari i Barcelonë, Sevilla dhe Napoli-it, ku me këtë të fundit arriti edhe majat e suksesit të tij si futbollist, e ka kundërshtuar fuqishëm presidentin e mëparshëm të FIFA-s, Sepp Blatter.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos