NJU JORK - Në Nju Jork, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë marrë masa të shumta sigurie shumta për Maratonën e përvitshme që do të zhvillohet ditën e sotme.
Këto masa sigurie, janë marrë pas sulmit të 15 prillit në Boston, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 264 të tjerë, si edhe pas sulmit me armë zjarri brenda Aeroportit të Los Angeles, të disa ditëve më parë, ku humbi jetën një agjent federal dhe u plagosën 17 të tjerë.
Për sigurinë e kësaj Maratone, janë mobilizuar qen anti-bombë, helikopterë dhe 6 mijë telekamera, që do të monitorojnë çdo lëvizje.
Kreu i policisë Raymond Kelly, është shprehur se nuk janë të kërcënuar, por nuk ka më garanci pas sulmeve të 11-të shtatorit. Ai u shpreh gjithashtu se janë mobilizuar për të bërë të pamundurën, në mbrojtje të maratonistëve dhe të spektatorëve.
Maratona e përvitshme që zhvillohet në Neë York, në vitin 2012-të nuk u bë për shkak të kalimit të Uraganit Sandy.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com