Maratona e notit në Pogradec, mbi 50 garues në tre disiplina! Organizatorët: Qëllimi ta bëjmë garë ndërkombëtare

Pogradec- Mbi 50 notarë, në tre disiplina të ndryshme, garuan këtë fundjavë në liqenin e Pogradecit për maratonën e notit ‘Agron Ruvina’, që mban emrin e ish-kampionit të notit nga ky qytet. Përveç nderimit të figurës së Agron Ruvinës qëllimi është edhe promovimi i Pogradecit përmes sportit dhe konkretisht notit.

“Unë personalisht dhe gjithë familja ime ndjehemi jashtë mase mirë, të priveligjuar, që bashkia na interesohet dhe bën këtë maratonë për të kujtuar vëllanë në këtë ditë kaq të bukur,”-u shpreh Sofika Ruvina, motra e Agron Ruvinës.

Në kategorinë e veteranëve Vladimir Mato preu i pari vijën e finishit, ndërsa për të rinjtë triumfoi Ergi Malellari, volejbollist i Pogradecit që për herë të parë garoi në not.

“Ishte hera e parë që garoja në not dhe nuk besoja se do të fitoja, por e shtyva veten. Ishte e vështirë se do përgatitje,”-tha Ergi Malellari, fitues për të rinjtë.

Për vajza ia doli Sandra Vesho, ndërsa pjesë maratonës u bë edh eish-kampionia e notit Enkelejda Konopulli.

“Ishte shumë e vështirë sepse për mua tani duhet një përgatitje. Do të dilja më mirë nëse do isha përgatitur më shumë, por megjithatë jamë e kënaqur,”-deklaroi Enkelejda Konopulli, ish-kampione e notit.

Ky ishte sezoni i tretë i maratonës ‘Agron Ruvina’, ndërsa organizatorët synojnë që vitin e ardhshëm ajo të shndërrohet në një garë ndërkombëtare.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Meloni krah Ramës pas emisionit 'Report' të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë

Meloni krah Ramës pas emisionit 'Report' të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë