Maratona e Tiranës, Forcat e Armatosura nisin stërvitjen tek kodrat e liqenit

Maratona e Tiranës, Forcat e Armatosura nisin stërvitjen tek kodrat e liqenit

Forcat e Armatosura gjatë stërvitjes për Maratonën e Tiranës

Kryeqyteti ka nisur përgatitjet për të pritur edicionin e tretë të Maratonës së Tiranës, e cila për të dytin vit vjen edhe si një garë e certifikuar zyrtarisht nga “Association of International Marathon and Distance Race”.

Nuk bëhet fjalë vetëm për përgatitjen e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera që do angazhohen për organizimin dhe mbarëvajtjen e saj, por edhe të sportistëve që do të garojnë në të. Kësaj here duket se maratona do jetë edhe më kompetitive, kjo për shkak se pjesëmarrja do të jetë jo vetëm më e madhe por edhe më cilësore. 

Dhe një nga grupet që do të marrë pjesë në këtë garë dhe që ka nisur të përgatitet për të qenë gati në 7 tetor është ai i Forcave të Armatosura. Një grup të rinjësh nga radhët e ushtrisë kanë nisur të vrapojnë çdo mëngjes nga kodrat e liqenit në mënyrë që fiziku i tyre të jetë në gjendje optimale në momentin e garës. 

Lajmin e ka dhënë vet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, i cili ka publikuar edhe disa foto nga momentet e kësaj stërvitje.

10 km vrapim sot në mëngjes tek kodrat e liqenit. Vijon përgatitja e ekipit të FARSH për pjesëmarrje në maratonën e Tiranës.

Shkruan Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku

Për të tretin vit radhazi kryeqyteti do të mirëpresë maratonën e Tiranës e cila zhvillohet më 7 tetor 2018. Ashtu si edhe në vitet e tjera pjesë e kësaj maratone do të jenë disa kategori, përkatësisht 3 të tilla: Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K të ndara në nën kategori femër/mashkull dhe “We too”. 

Gara e 7 tetorit do të paraprihet nga “Fun Run” e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe, më datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?