Maratona e Tiranës, Luzia Gega zë vendin e dytë dhe flet për Report TV: Ishte emocionuese, nuk është e thëne të dalësh e para! Vitin tjetër do jem më e përgatitur

Qindra vrapues kanë marrë pjesë në maratonën e Tiranës që po zhvillohet ditën e sotme, mes tyre nuk mund të mungonte edhe sportistja Luiza Gega e cila përshkoi zuri vendin e dytë dhe emocionet e garës për Report Tv.

“Maratona është diçka qe nuk bëhet shaka. Nuk shkoi siç doja të shkonte, vajza nga Ukraina më ndiqte këmba këmbës, ishte presioni shumë i madh, Mu desh të ndaloja një moment dhe u shkëputa, u mundova ta arrija, por pashë që nuk ja dilja dot. Pastaj pjesën e dytë e bëra për qejf.”, u shpreh ajo.

Ndonjëherë ajo çfarë ka rëndësi nuk është destinacioni por rrugëtimi, ashtu edhe në rastin e Luiza Gegës, e cila pavarësisht se nuk arrti të “rrëmbente” vendin e parë e shijoi garën dhe kjo për shkak të njerëzve që e kanë përkrahur gjithë rrugën.

“E kam shijuar shume, ishte shumë e emocionuese të kisha gjithë njerëzit që më mbështesnin rreth meje, unë kam edhe natyrën që i përshëndes, ndaj edhe marrë çdo vit pjesë. Thjeshtë për të garuar në vendin tim, të ndjej emocionin që më urojnë gjithë rrugës dhe më mbështesin.”, u shpreh ajo.

Sportistja tregoi që pavarësisht se nuk kishte përgatitjen e nevojshme fizike, e tundoi çmimi dhe kjo ka qenë një ndër arsyet që kanë shtyrë të garojë në moment të fundit.

“Nuk është shaka, duhet të jesh i përgatitur fizikisht, më tundoj edhe Premium, dhe kjo ka qenë arsyeja që vendosa të marrë pjesë.”, tha ajo.

Ndërsa në fund, ajo dha një premtim se vitin tjetër do të vijë më e përgatitur për garën.

“E kam shijuar, nuk është e thënë që të dalësh gjithmonë e para, vendi i dytë është po ashtu një vend shumë i mirë. Vitin tjetër do të vijë më e përgatitur, do ta marrë më seriozisht.”, tha sportistja në fund.


Lajmi kryesor:

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës 2021, Veliaj: Mes 2500 vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme! Sot garohet për kauza të mëdha si ajo e refugjatëve


J.GJ./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?