Në maratonën e Tiranës nuk kanë marrë pjesë vetëm garues, por edhe familjarë për të dhënë mesazhe sensibilueze.
I tillë është edhe rasti i një nëne të një fëmije me autizëm, teksa tha se ishte në maratonë për të mbështetur prindërit e fëmijëve me autizëm.
“Këtu jemi për të mbështetur prindërit e fëmijëve me autizëm. Unë jam vetë prind i një fëmije me autizëm dhe uroj që të kemi lënë mesazhin e mirë dhe që të na bashkohen sa më shumë vitet e tjera”, tha ajo.
Ndërsa një tjetër garuese, tha se ishte krenare që kishte përfunduar garën e 21 km.
“Për mua ishte hera e parë që bëja 21 km dhe jam e lumtur që arrita këtë kohë dhe të vazhdoj me tej për një kohë sa më të mirë. Patjetër që ia dedikoj familjes time, trajnerit Taulant Stërmasi dhe Luiza Gegës që më kanë mbështetur për të arritur këtu ku jam”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Mbyllet Maratona e Tiranës, lista e fituesve për meshkuj dhe femra! Dominojnë sportistët nga Kenia










