Por ajo që ra në sy në përfundim të garës ishte rezultati i Lorikut, i cili ndonëse ruan ende një formë të mirë sportive, ka mbetur pas Veliajt. Lorik Cana e përfundoi garën e tij me kohën 1. 00.52.066, ndërsa kryebashkiaku Veliaj 1 minutë e 47 sekonda më shpejt, duke arritur kohën 0. 59.05.186.
Në Maratonën e Tiranës morën pjesë edhe anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Kështu, ambasadori japonez, Makoto Ito garoi në kategorinë e 10 kilometrave duke u renditur 164 me 54 minuta e 57 sekonda. Ndërsa ambasadori austriak Johan Sattler u tregua më i guximshëm pasi garoi në kategorinë profesioniste prej 21 km, ku u rendit i 150 me 1 orë e 56 minuta.
Renditja e Maratones
dy.b/shqiptarja.com