Durrësi zhvillon sot një maratonë vrapimi si aktivitet sensibilizues për viktimat dhe pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, do të bllokohen edhe disa akse rrugore për të siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Policia e Durrësit njofton se nga ora 9:30 deri në orën 11:00 do bëjnë bllokimin e disa rrugëve ku do zhvillohet maratona dhe kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve që të shmangin lëvizjet në akset:
1-Rruga Taulantia
2-Rruga Epikadeve
3-Rruga Anastas Durrsaku
4-Bulevardi Epidam
5-Bulevardi Dyrrah
6-Rruga Hazif Podgorica
7-Rruga Dëshmorëve
8-Rruga Aleksandër Goga
Ky bllokim i akseve rrugore bëhet për të krijuar kushte sa më të favorshme dhe për sigurinë e pjesëmarrësve në këtë maratonë dhe për garantimin e rendit e sigurisë publike.