Mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani, ka lënë pas disa prej emrave të mëdhenj të Serie AItali, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me një statistikë mbresëlënëse.

Futbollisti i Kombëtares është shpallur lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në Serie A për sezonin 2025-26. Sipas statistikave zyrtare, Ramadani ka përshkuar plot 421.58 kilometra gjatë gjithë sezonit, duke u renditur i pari në listën e lojtarëve më punëtorë të Serie A. Pas tij renditet Bryan Cristante i Romës me 412.44 km dhe Morten Frendrup i Genoas me 403.62 km.  

Mesfushori ka qenë një titullar fiks nën urdhërat e trajneri Eusebio Di Francesco dhe ka lënë shenjë në vazhdimësinë e ekipit që edhe pse me një buxhet shumë më të ulët se të skuadrave të tjera, ia doli që të mbijetonte dhe do të luajë për vitin e 5-të radhazi në Serie A. Ramadanit i është rinovuar kontrata për një tjetër vit pasi klubi aktivizoi klauzolën e tij që në mesin e sezonit, duke e shtyrë fundin e marrëveshjes në verën e vitit 2027.

Në total gjatë gjithë sezonit që lamë pas, Ramadani luajti në 37 ndeshje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Maj, 22:10

    Si ju duket rizgjedhja e Berishës në krye të PD pa garë?