“Spanja do të përballet me Shqipërinë më të mirë të të gjitha kohërave, një skuadër që është rritur pak nga pak, por me hapa të qëndrueshëm, sidomos pasi Gianni De Biasi e mori ekipin në dhjetor të vitit 2011”, shkruan media spanjolle.
Marca nënvizon se skuadra shqiptare nuk është më “hirushja” e 10 viteve më parë, ajo tashmë është një rivale që mund t’i hapë telashe çdo kundërshtari.
Spanja dhe Shqipëria janë përballur në 5 raste, të gjitha të fituara prej La Roja. Në këto ndeshje zyrtare spanjollët kanë shënuar 24 gola kundrejt 2 të shqiptarëve. Por prestigjiozja shkruan se Shqipëria e viteve 80, 90 ishte shumë e ndryshme nga ajo që është sot.
Redaksia Online
Al.N/Shqipatrja.com