Marca zgjedh 10 portierët më
të mirë në botë

Marca zgjedh 10 portierët më<br />të mirë në botë
Gazeta e njohur spanjolle Marca ka bërë renditjen e portierëve më të mirë aktualisht në botë.

Kjo është bërë duke u bazuar në formën e mirë të disa portierëve që ndër vite janë zënë vend në zonën e më të mirëve në botë.

Lista fillon me Hugo Loris i cili është i 10-ti, ndërsa para tij është Keylor Navas i Real Madridit.

I teti është talenti i madh italian Gianluigi Donnarumma e i shtati Andre Ter Stegen.

vendin e gjashtë e mban Iker Casillas, ndërsa të pestën Jan Oblak, transmeton Telegrafi.

Vendi i katërt është i rezervuar për legjendën italiane Gianluigi Buffon.

Podiumi përbëhet nga De Gea që është i treti, Thibaut Courtois i dyti dhe më i miri prej më të mirëve Manuel Neuer.

[gallery]21466[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve