Marcelo: Pa panik! Morali i Realit është ende i lartë

Marcelo: Pa panik! Morali i Realit është ende i lartë
Pas barazimit të dytë radhazi në kampionatin spanjoll, futbollisti i Real Madridit, Marselo ka ftuar bashkëlojtarët e tij që të jenë të përqendruar dhe të mos vihen në panik.

Barazimi 1:1 në “El Madrigal” kundër Vilarealit, e ka zvogëluar epërsinë e “klubit mbretëror” ndaj Barcelonës në 6 pikë, duke e rihapur sërish garën për titull kampioni në Spanjë. Megjithatë, Marselo mendon se epërsia e klubit të tij edhe pas kësaj ndalese, është e madhe, prandaj bashkëlojtarët e tij nuk duhet të shqetësohen shumë.

“Mendoj se çdo skuadër do të kishte dëshirë të kishte gjashtë pikë epërsi në kreun e renditjes. Duhet të qëndrojmë të qetë. Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë, por gjithçka është në rregull. Nuk iu gëzuam fitores, por morali i skuadrës edhe në vazhdimin e sezonit është në nivelin e duhur”, ka thënë braziliani i “klubit mbretëror”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë

Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë