BOTERORI I BRAZILIT- Një debutim mjaft i mirë për skuadrën e kombëtares Italiane. Merita i takon trajnerit Cesare Prandelli i cili me taktikën e lojës së tij 4-1-4-1, dhe me dy organizatorë qendre si Pirlo dhe Verati, arriti të mposhtë me rezultatin 2-1 skuadrën e përfaqësueses Angleze, në kupën e botës të luajtur në Brazil.
Skuadra e Azurëve, kaloi e para në avantazh me një goditje nga distanca e Klaudio Marchisios në minutën e 35. Por nuk mjaftoi goli i avantazhit të bluve, pasi pas 2 minutash një shpërthim i Sturridge e çoi rezultatin në barazim. Pas një loje tepër energjike dhe me sulme nga të dy senset e fushës, ishte super Mario Baloteli ai që debutoi me një gol në minutën e 50, gol që çoi në qiell blutë e Italisë.
Ndeshja e radhës për skuadrën Italiane do të luhet në datën 20 qershor ku do të ketë përballë skuadrën e Kosta Rikës, skuadër e cila mposhti Uruguain me rezultatin 3-1.
Të dyja skuadrat do të luftojnë për të marrë kreun e grupit D për të siguruar kualifikimin dhe me pas favorizimin për ndarjen e 1/16-ve. Ndeshjen e sotme mes Italisë dhe Anglisë u parashikua dhe i famshmi majmuni Iva, në emisionin “Pasdite me Botërorin” në A1 Report.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com